Bayerni bën për “aspirina” Leverkusenin, i shkatërron me “poker” (VIDEO)

Bayerni është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat duke marrë një sukses spektakolar 4-0 në derbin ndaj Leverkusenit. Sane do të zhbllokont shifrat pas vetëm 3 minutash lojë, me një goditje që do të devijohej nga një mbrojtës.

Musiala do të dyfishonte shifrat në minutën e 17-të, ndërkohë që Sadio Mane duke se i dha goditjen finale Leverkusenit me një goditje në hyrje të zonës në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë, do të vinte dhe goli i veteranit Thomas Muller që i vuri vulën në minutën e 84-t, një ndeshje pa shumë histori. Me këtë fitore Bayerni ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 15 pikë, dy më pak se Union Berlin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?