Bayerni godet sërish në merkato, transferon lojtarin e Ajax-it
Bayern Munchen ka arritur një marrëveshje me Daley Blind, i cili i dha fund aventurës me Ajaksin në ditën e parë të vitit 2023. Mbrojtësi i majtë do të firmosë deri në fund të sezonit me kampionët e Gjermanisë sipas raportimeve të shtypit holandez.
32-vjeçari luan edhe në qendër të mbrojtjes dhe mund të përdore si një “joll” nga strategu. Nagelsmann ka humbur shërbimet e Lucas Hernandez (i dëmtuar) dhe drejtuesit kanë nxitur të sigurojnë shërbimet e Blind me parametra zero.
Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe. Lojtari nga Amsterdami ka fituar tituj me Ajaksin dhe Manchester United, teksa ka veshur 99 herë fanellën e kombëtares holandeze. Blind do i bashkohet në Bavari lojtarëve të tjerë holandezë si Matthijs De Ligt, Noussair Mazraoui dhe Ryan Gravenberch.
KOHA JONË SONDAZH

