FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni hidhet në sulm për të rrëmbyer bomberin e Juventusit

Bayern Munich po mendon për një rikthim të Mario Mandzukic. Sipas “Sport Bild”, kampionët e Gjermanisë janë futur në tratativa me Juventusin për 33-vjeçarin kroat, i cili është në planet e trajnerit Kovac, si një alternativë e mirë për Lewandowskin, apo edhe për të luajtur në krah.

Pavarësisht faktit që ka rinovuar së fundmi me Juventusin deri në vitin 2021, Mandzukic është në listën e largimeve të trajnerit Sarri. Në ditët e fundit interes për bomberin e njohur ka shfaqur edhe Borussia Dortmund.

Mandzukic ka luajtur për katër sezone në Bundesligë, fillimisht me Wolfsburg-un dhe më pas me Bayernin nga viti 2012 deri në 2014, duke shënuar 48 gola në 88 ndeshje zyrtare. Nga viti 2015 është pjesë e Juventusit, ku ka zhvilluar sezone fantastike. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?