Bayerni mbyll dyert e stadiumit për sfidën e kthimit ndaj Chelsea-t
Coronavirusi po krijon një kaos të vërtet në futboll. Shumë ndeshje janë shtyrë, ndërsa disa të tjera luhen pa tifozë. Në Champions League shumica e ndeshjeve të fazës së 1/8-ve do të luhen pa praninë e tifozëve, ku deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht Valencia-Atalanta, PSG-Dortmund, Barcelona-Napoli dhe Juventus-Lyon.
Leipzig-Tottenham dhe Liverpool-Atletico Madrid do të luhen me tifozë, ashtu si Manchester City-Real.
Së fundmi edhe Bayerni ka konfirmuar se ndeshja e kthimit kundër Chelsea-t do të luhet pa tifozë. Deri më tani 5 nga 8 ndeshjet e kthimit të 1/8-ve do të luhen me stadiumin bosh.
KOHA JONË SONDAZH

