Bayerni merr vendimin përfundimtar për fatin e Flick

Bayern Munchen ka vendosur që t’i besojë deri në fund të sezonit trajnerit Hans Flick. Sipas njoftimit zyrtar, pas takimit të fituar ndaj Wolfsburg, Drejtori i Përgjithshëm i Bayern, Karl Hainz Rumenige, ai sportiv Hasan Salihamixhiç dhe Hansi Flick kanë pasur një bisedë.

Gjatë takimit është dakordësuar që Flick do të drejtojë kampionët në fuqi të Gjermanisë deri në fund të sezonit.

Rezultatet e mira në javët e fundit që Bayern ka marrë me Hansi Flick në stol, duket se kanë bërë që drejtuesit e bavarezëve t’i besojnë drejtimin deri në fund të sezonit. Flick mori drejtimin e Bayernit pas largimit të Niko Kovaç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?