Bayerni mund me “poker” Dusseldorf, ndalet më në fund Lewandowski (VIDEO)

Bayern Munich i ka kthyer në ndeshje stërvitore duelet në Bundesligë. Skuadra e Flick ka fituar 4-0 në transfertën ndaj Fortuna Dusseldorf.

 

Skuadra bavareze e zgjidhi ndeshjen në 35 minutat e para, duke shënuar 3 gola. Pavard hapin serinë e golave në minutën e 11-të, ndërkohë që më pas Tolisso dhe Gnabry përfituan nga përgjumja e mbrojtjes vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 70-të, Philippe Coutinho shënoi golin e katërt me portën e boshatisur. Lajmi i ditës ishte padyshim mungesa e Lewandowski-t në listën e shënuesve, një gjë që ndodh për herë të parë këtë sezon në kampionatin gjerman për polakun. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?