Bayerni ndalet edhe ndaj Frankfurtit, hapet beteja për titull (VIDEO)

Bayerni nuk di të fitojë më. Për të tretën ndeshje radhazi, skuadra bavareze ka barazuar në shifrat 1-1, këtë herë ndaj Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”.

Skuadra e Nagelsman ishte e para kaloi në avantazh në minutën e 34-t, Muller gjeti Sane në zonë dhe sulmuesi nuk fali përballë portierit Trapp.

Megjithatë Eintracht Frankfurt nuk hoqi dorë për asnjë moment nga kërkimi i golit të barazimit, të cilin e gjeti në minutën e 69-të me anë të sulmuesit francez Kolo Muani, i cili shënoi për herë të 7 këtë sezon në Bundesligë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Nagelsmann bëri disa zëvendësime, në tentativë për të gjetur golin e fitores, megjithatë deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bayern mbetet në krye, por diferenca me Union Berlin është vetëm një pikë më pak, ndërsa Leipzig ka dy më pak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?