Bayerni nënshkruan marrëveshjen e re me vlerë 500 milionë euro

Bayern Munich dhe Audi kanë nënshkruar një kontratë të re sponsorizimi. Lajmin e ka dhënë vetë klubi gjerman nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Bëhet fjalë për një marrëveshje deri në 2029-ën me një partner me të cilin bashkëpunon prej 17 vitesh. Sipas “Bild”, bavarezët do të përfitojnë një shifër të përafërt me 500 milionë euro.

“Jam shumë i gëzuar që kam mundësinë të jap lajmin e rinovimit të partneritetit me Audi-n. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm strategjik për  të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne dhe Audi bashkëpunojmë prej më shumë se një dekade e gjysmë. Ky është një bashkëpunim frytdhënës për të dyja palët. Jam me të vërtetë i gëzuar për zgjatjen e marrëveshjes për pothuajse dhjetë vite të tjerë”, tha  numri një i klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for bayern audi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?