Bayerni shkatërron Mainz me poker në Kupën e Gjermanisë (VIDEO)

Bayerni i Mynihut bën detyrën përballë Mainz 05, në Kupën e Gjermanisë, duke fituar thellë dhe bindshëm 0-4.

Të besuarit e trajnerit Nagelsmann zgjidhën gjithçka brenda pjesës së parë. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Choupo-Moting në të 17′ me një super gol.

13 minuta më vonë, Bayerni shënoi dhe të dytin, teksa Jamal Musiala mposhti portierin Dahmen me një gjuajtje rrafsh me tokën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një minutë para fundit të pjesës së parë gjeti rrugën e rrjetës edhe Leroy Sane, ndërsa për të fiksuar shifrat në 4-0 mendoi Alphonso Davies në të 84′.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?