Bayerni shkatërron surprizën Union Berlin dhe i bashkohet Dortmundit në krye (VIDEO)
Bayern Munchen ka arritur një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Union Berlin, skuadra surprizë e këtij sezoni dhe i bashkohët Dortmundit në krye. Skuadra nga kryeqyteti rezistoi 31 minuta. Bavarezët nuk u ndalën në 15 minutat e fundit të pjesës së parë.
Eric Maxim Choupo-Moting zhbllokoi takimin me një gol me kokë. Në minutën e 40-të erdhi dyfishimi nga ana e Kingsley Coman. Ndërkohë që Jamal Musiala vulosi fatin e ndeshjes që në pjesën e parë.
Pjesa e dytë nuk solli më gola, Bayerni menaxhoi avantazhin e trefishtë dhe tani numëron 46 pikë sa Dortmundi. Union Berlin mbetet forcë e tretë e kampionatit gjerman me 43 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

