FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni turpërohet me 5 gola në miqësore nga Nuremberg-u (VIDEO)

Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2020, duke pësuar një humbje të thellë 5-2 në miqësore ndaj ekipit të Bundesliga 2, Nuremberg. Edhe pse ishte një takim miqësor, rezultati ishte ai që prisnin drejtuesit bavarezë, që shpresojnë që skuadra të rigjejë sa më shpejt formën më të mirë.

Nurembeg kaloi në avantazh që në minutën e 22-të me Frey, por bavarezët do të barazonin me Davies. Në fillimin e fraksionit të dytë vendasit do të Migjenin avantazhin me Ishak ndërkohë që më pas do të realizonin dy gola të tjera në harkun e tri minutave me Zrelak dhe Schleusener. Hack shënoi golin e pestë në minutën e 76-të, ndërkohë që Tillman shënoi 5 minuta nga fundi golin e dytë për skuadrën e Flick.

Edhe pse në fushë ishin pjesa më e madhe e formacionit kryesor, Bayerni zhvilloi një ndeshje shumë të dobët. Kujtojmë që kampionati gjerman këtë vit rifillon javën tjetër, më 19 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?