Beckenbauer-Guardiolës: Fito trofe, që të duan më shumë

Legjenda e Bayern Munich, Franz Beckenbauer, mësohet t’i ketë thënë trajnerit Pep Guardiola se duhet të fitojë trofe nëse do që të tjerët ta duan, siç dhe ai pretendoi. Ish-trajneri i Barcelonës ka thënë në fillimin e kësaj jave se një nga qëllimet e tij kryesore në jetë është të adhurohet për punën e tij. – “Dashuria është gjëja më e madhe që dikush mund të arrijë. Ai do ta fitojë dashurinë e tifozëve duke fituar trofe”, ka thënë Beckenbauer. Pesë trofe ka fituar Bayern Munich në dy sezonet e fundit me Guardiolën – “Nëse nuk fiton asgjë, gjë që nuk e shikoj të mundshme, dashuria kthehet thjesht në afeksion”. Bayern ka dominuar në Bundesligë nën urdhrat e Guardiolës në dy sezonet e fundit, duke siguruar titullin disa javë para fundit të kampionatit, megjithatë Beckenbauer beson se bavarezët do ta kenë të vështirë të ruajnë hegjemoninë e tyre në sezonin 2015/16. – “Bundesliga do të jetë shumë më e fortë se në dy sezonet e kaluara, kur Bayerni ka dominuar”, ka thënë ish-kampioni i botës. “Volfsburgu ka treguar se mund të luftojë për vendet e para. Dortmundi, gjithashtu, do të luftojë për titull sezonin e ardhshëm. Shpresoj që edhe Schalke të jetë pjesë e luftës dhe më pas vijnë Bayer Leverkusen dhe Borussia Monchengladbach”, përfundoi Beckenbauer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?