Beckham: I neveritshëm korrupsioni në FIFA

Futbollisti David Beckham nuk ka mundur të mos reagojë në lidhje me korrupsionin e FIFA-s, duke e quajtur atë skandaloz.

7 zyrtarë të arrestuar për këtë çështje ai i konsideron si një turp, por nga ana tjetër citon se jemi duke lëvizuar në drejtimin e duhur. “Disa nga gjërat që tani ne dimë dhe që kanë ndodhur janë të neveritshme, të papranueshme dhe të tmerrshme për lojën që duam aq shumë”, shprehet për BBC, Beckham.

Më tej futbollisti shtoi: “Futbolli nuk është në pronësi të disa individëve që janë në krye të tij, ai i takon miliona njerëzve anembanë botës që e duan këtë sport. Është koha për FIFA, për të ndryshuar dhe ne duhet ta mirëpresim atë”, përfundon ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?