FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bekim Balaj nuk ndalet, shënon sërish me fanellën e Akhmat

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka shënuar sërish për Akhmat Groznin, në fazën përgatitore që skuadra ruse po zhvillon në Turqi.

Sulmuesi shkodran ka shënuar ndaj skuadrës bjelloruse të Dinamos së Minskut, në fitoren 2:0. Balaj ishte autori i golit të epërsisë në minutën e 58-të të takimit miqësor. Më pas ishte Lima që gjeti rrugën për golin e dytë.

Ky ishte goli i tretë për sulmuesin 28-vjeçar, në turin e miqësoreve me skuadrën e tij. Forma e mirë që po kalon lojtari, gëzon edhe Kombëtaren që sheh te Balaj një golashënues që do ndihmojë ekipin në kualifikueset e Europianit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?