Benatia bën një parashikim, “Bayern fiton 4-0 me Barcelonën”

Bayern Mynich humbi 3-0 në ndeshjen e parë me Barcelonën në “Camp Nou” dhe ka zbehur shanset për kualifikimin në finale të këtij kompeticioni, por bavarezët besojnë ende.   

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Medhi Benatia, beson se skuadra e tij mund ta mposhtë Barcelonën me rezultat 4-0 dhe të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.

Benatia me shokët e tij u mposhtën me rezultat 3-0 në Camp Nou kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo ai beson se në ndeshjen kthyese në Gjermani gjërat mund të ndryshojnë. – “Nuk është e lehtë, por nëse nuk besojmë, atëherë mund të rrimë në shtëpi”, ka thënë fillimisht Benatia. – “Ne gjithashtu kemi lojtarë të mëdhenj dhe aftësi për të luajtur më mirë. Nëse arrijmë të godasim më shpejtë, ne do të shënojmë. Ne mund të fitojmë 4-0”, ka theksuar mbrojtësi bavarez.  – “Por, neve na duhet një ndeshje perfekte dhe që të krijojmë epërsi herët. Ne kemi dëshmuar se mund të shënojmë shumë gola në shtëpi”, ka shtuar Benatia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?