Benatia largohet, Juventus gjen menjëherë zëvendësuesin e tij
Medhi Benatia do të largohet nga Juventusit, teksa bardhezinjtë kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, Martin Caceres nga Lazio. Kjo do të jetë aventura e tretë për mbrojtësin në Toruno, pasi më parë ka luajtur në sezonin 2009-2010 dhe më pas 4 vite 2012-16.
Juventus do të paguajë 600 mijë euro për huazimin e mbrojtësit uruguaian deri në fund të sezonit. Sa i përket Benatia ai pritet që të largohet te ekipi i Al-Ittihad ose Al-Duhail në Katar. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

