Benfica nuk heq dorë pa 120 milionë euro për Enzo Fernandez
Enzo Fernandez ishte një nga zbulimet e Kupës së Botës në Katar. Mesfushori bëri paraqitje shumë të mira me Argjentnën duke i ndihmuar që të fitonin Botërorin. Te Skuadra e Benficës, që ka kartonin e tij, kanë mbërritur ofertat e para, të cilat kanë qenë me shifra të frikshme.
Sipas asaj që raporton “Record” në zyrat e klubit portugez para disa ditëve mbërriti një ofertë 100 milionë euro. E përditshmja portugeze nuk e zbulon emrin e klubit që dërgoi ofertën te Benfica, por bëjnë të ditur se drejtuesit portugez e refuzuan shifrën prej 100 milionë euro teksa e vetmja mënyrë për të transferuar Fernandez është të paguhet klauzola në kontratën e tij që prek shumën e 120 milionë eurove.
Ndërkaq, klubet të cilat kanë vendosur nën shënjestër Fernandez janë PSG, Real Madrid, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.
KOHA JONË SONDAZH

