Benzema kriset totalisht me shokët e ekipit, nuk i ndjek më në rrjetet sociale
Karim Benzema është totalisht i shkëputur nga shokët e ekipit te Franca. Sulmuesi francez nuk ndjek në rrjetet sociale më as një lojtar të kombëtares përjashtuar Tchouamenin me Camavingën me të cilët luan te Real Madrid, Varane, ish-shokun e tij te Reali, Mbappe si dhe Marcus Thuram.
Pjesa tjetër e kombëtares, tashmë nuk është më në Instagramin e sulmuesit duke konfirmuar se Benzema nuk ka pasur një raport miqësor jo vetëm me trajnerin Didier Deschamps por edhe me shokët e skuadrës.
Nga ana tjetër, Benzema vijon të ndjekë në rrjetet sociale, Zinedine Zidane i cili është edhe një opsion konkret për të marrë drejtimin e “Gjelave” në rast se Deschamps vendos të largohet.
KOHA JONË SONDAZH

