FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Benzema thumbon Ronaldon: Kisha rol sekondar, tani jam lider i sulmit

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Francën Futboll” në të cilën ai ka folur edhe për rolin e ri pa Cristiano Ronaldon. Në artikullin që ka botuar revista, Benzema tregon se loja e tij ka ndryshuar pas largimit të lojtarit portugez, i cili ka qenë udhëheqës i ekipit për 9 vitet e fundit.

“Më parë luaja në funksion të Ronaldos. Gjithmonë e ndihmoja që të shënonte më shumë gola, duke pasur një rol sekondar. Tani kam një rol tjetër për të shënuar sa më shumë. Ndihëm më i rëndësishëm, është ajo që më pëlqen”, tregoi ai për rolin e ri në ekipin e Solarit.

Real Madrid këtë sezon ka humbur 40 golat e Ronaldos, por në fazën e sulmit, ka rifituar francezin që ka shënuar 20 gola në 40 ndeshje (11 në kampionat, 4 në Champions, 4 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupën Europiane). /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?