Bëri dje testin e koronavirusit, ja si ishte përgjigja për Shtubinën
Futbollisti i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina iu nënshtrua dje testit të Koronavirusit, kjo për shkak se ai kishte pasur kontakte me hallën, e cila kishte rezultuar pozitive. 33-vjeçari vendosi të bëjë testin. Ditën e sotme ka dalë edhe përgjigja ku Shtubina ka rezultuar negativ
Lajmin e ka konfirmuar Ilirjan Haxhaja, i cili në profilin e tij zyrtar shkruan se futbollisti ka dalë negativ dhe për fat të mirë, asnjë nga futbollistët deri tani nuk është i infektuar.
KOHA JONË SONDAZH

