Bëri tatuazh emrin e Messit në ballë, por pendohet shpejt. I sjell fat të keq

Mike Jambs, një influencues kolumbian, tashmë është penduar që ka bërë tatuazh emrin e Messit në ballin e tij, në nder të kampionit argjentinas që triumfoi në Kupën e Botës së Katarit.

Përveç emrit të Messit në ballin e tij, Jambs ka bërë tatuazh edhe tri yje (aq sa titujt e botës së Albiceleste) në njërën faqe dhe D10S në tjetrën.

Shumë kritika ranë mbi Jambs, pas tatuazheve. Disa e etiketuan atë si budalla, pasi postoi një video në Instagram ku shihet duke bërë tatuazhin e çuditshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ai fillimisht hodhi poshtë gjithçka, duke mbrojtur zgjedhjen e bërë: “Nuk po i bëj keq askujt, nuk po bëj asgjë të paligjshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, brenda natës, tifozi kolumbian ndryshoi mendje, duke pranuar se do të dëshironte të kthehej pas në kohë: “Më vjen keq që kam bërë tatuazhin, sepse në vend që të më sillte gjëra pozitive, më krijoi shumë gjëra negative, si personale, ashtu edhe për familjen time.

Nuk e mendoja se do të pendohesha kaq shpejt, u ndjeva shumë krenar për atë që kisha bërë, por tani do të doja të mos e kisha bërë”.

Pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës, artistët argjentinas të tatuazheve u përmbytën me kërkesat për të përjetësuar Leo Messin. Një tifoz kishte bërë tatuazh në shpinë sulmuesin e PSG-së, por ai u bë objekt i batutës ironike. Disa kritikë e kanë cilësuar këtë tatuazh si “më të keqin ndonjëherë”.

Në foto shihet Messi me kupën, por koka e tij është shumë e madhe për trupin. Dikush shkroi: “Kur artisti i tatuazheve është një fans i Brazilit”. Një tjetër shtoi: “Duket sikur Messi më 2026 është 39 vjeç dhe mbipeshë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?