Bëri vizitat mjekësore me Evertonin, por Danjuma firmos me Tottenhamin
Arnaut Danjuma kishte gjetur një marrëveshje për transferimin te Everton. Mes të shtunës dhe të dielës ai kishte kryer edhe vizitat mjekësore në emër të Toffees.
Në këtë pikë, gjithçka dukej se ishte e kryer për ardhjen e tij në Merseyside. Më pas, megjithatë, diçka ndryshoi. Tottenham hyn në lojë dhe brenda pak orësh përfundoi transferimin e tij.
Sulmuesi është gati të vihet në dispozicion të Antonio Contes. Tottenham po lufton për një vend në katër më të mirët dhe është në raundin e 1/8 të Champions. Spurs do të përballet me Milanin në San Siro më 14 shkurt në ndeshjen e parë.
Danjuma ishte një nga protagonistët e shkatërrimit të Juventus sezonin e kaluar. Holandezi shënoi golin e 0-3 përfundimtar në Stadium, që eliminoi Allegrin nga turneu. Megjithatë këtë sezon ai e ka pasur më të vështirë të gjejë vazhdimësi. Danjuma ka shënuar vetëm 4 gola mes La Liga dhe Conference League dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar që para Kupës së Botës.
KOHA JONË SONDAZH

