FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha drejt largimit nga Atalanta, ka dy oferta nga klube të Seria A

Etrit Berisha me shumë mundësi do të largohet nga Atalanta gjatë kësaj vere. Portieri i kombëtares shqiptare nuk është më zgjedhje e parë e Gasperinit tek Atalanta, ku rolin e titullarit e ka fituar tashmë Gollini.

30-vjeçari, sipas Gazzetta dello Sport mund të transferohet te SPAL-i, por në Serinë A, ku do ta kishte të sigurt pozicionin e portierit të parë, të paktën në letër, pasi gjithçka do të vare nga forma e tij.

Një tjetër alternativë për të ardhmen e tij është Lecce, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit italian dhe që po kërkon futbollistë me eksperiencë për përballuar sezonin e gjatë në Serinë A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atalanta kërkon 3 milionë euro për kartonit e shqiptarit. Mbetet për t’u parë se cili klub është i gatshëm për ta paguar një shifër të tillë për një portier, SPAL apo Lecce. Të Atalanta ndërkohë me shumë mundësi do të rikthehet portieri Sportiello.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?