FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Goli i parë na “preu këmbët”, pësojmë gola naiv

Portieri i kombëtares, Etrit Berisha i ka pranuar vështirësitë që ka skuadra në repartin e prapavijës.

 

“Unë mund të them se ndeshjes iu futëm me qasje të mirë. Ekipi ishte i përgatitur, por goli i parë erdhi shpejt dhe na preu këmbët. Kishim të vështirë të dilnim, dhe markimin e mesfushorëve të tyre. Griezmann nuk kishte ndonjë rol, dhe lëvizte thuajse në të gjithë mesfushën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të dytën, u munduam që Gjasula të vinte prapa e të markonte, por në pjesën e dytë u kthyen në fushën e tyre. Rrezikuan më pas me kundërsulme, dhe nuk kishim forcë të krijonim shanse për gol. Edhe pse, besoj se kemi bërë disa raste që mund të bënim më mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka qenë këto dy ndeshjet e fundit. Edhe me Islandën kemi pranuar 2 gola naiv. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Në mbrojtje, kemi lojtarë me kualitet dhe emra. Duhet që të përmirësohemi e të kemi përgjegjësi. Të gjithë si skuadër duhet të jemi më të guximshëm”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?