Berisha: Jam drejt rikuperimit, konkurrenca me Strakoshën gjë pozitive

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha është gati për të luajtur në miqësoren e së hënës ndaj Norvegjisë, pasi së fundmi ka pasur një dëmtim. Gardiani i njohur është shfaqur në konferencë për shtyp, teksa ka vlerësuar frymën që ka krijuar Panuçi në Kombëtare.

“Jam në një periudhë që po rikuperohem nga një dëmtim, unë ndihem mirë por do të jetë stafi ai që do të vendosë nëse do të luaj apo jo ndaj Norvegjisë. Unë besoj se do t’ia dal dhe do të jem i gatshëm. Seancat stërvitore kanë shkuar mirë dhe grupi është shumë i motivuar për të bërë mirë në këtë ndeshje, jemi optimistë dhe besoj se do të vazhdojmë të tregojmë një formë të mirë.

Kupa e Kombeve? Ka kohë për të menduar për Izraelin për Skocinë dhe për Ligën e Kombeve. Përqendrimi ynë për momentin është vetëm tek sfida ndaj Norvegjisë pasi duam të vazhdojmë të paraqitemi në të njëjtën mënyrë si ndaj Turqisë dhe pse jo të fitojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skocia është një kundërshtar i vështirë ashtu si edhe Izraeli megjithatë mendoj se e kemi forcën për t’i mposhtur këto dy përfaqësuese dhe për ta kaluar grupin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rivaliteti me Strakoshën? E njoh që nga koha që kam qenë te Lacio dhe gjithmonë kam patur një marrëdhënie shumë të mirë me të. Gjëja më e mirë në kombëtare është konkurrenca, kushdo që të luaj porta do të jetë e garantuar, unë apo Strakosha është trajneri ai që vendos”, ka thënë portieri i Kombëtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?