FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Mund të luajmë ndaj të gjithëve, na vjen keq për të shtunën

Etrit Berisha ka arritur që të kalojë vështirësitë e këtij fillim sezoni, duke rifituar besimin e trajnerit Gasperini, i cili tashmë i ka besuar sërish portën.  “Gardiani” i Kombëtares sonë ka qenë i ftuar në dyqanin zyrtar të Atalantës dhe ka dhënë autografe për të pranishmit.

Për “Atalantacalcio” ai është shprehur: “Është argëtuese të jesh këtu, pasi ka shumë tifozë që vijnë për ne dhe shpresoj të argëtohen. Të shtunën e kaluar nuk ka shkuar mirë, pasi mund të merrnim diçka më shumë me Milanin. Ishte sfidë e përbërë nga gabime, por gjithsesi ka kaluar dhe do të fokusohemi të shkojmë aty ku e meritojmë.

Jemi përballur me të gjitha ekipet deri tani dhe kemi bërë lojë të mirë. Kemi treguar se mund të jemi këdo përballë. Mundësitë janë që të bëjmë gjëra të mëdha dhe të argëtohemi si ne, ashtu edhe tifozeria”, përfundoi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?