Berisha: Tërmeti një tragjedi, populli i Kosovës po e ndihmon shumë Shqipërinë
“Tërmeti që ka goditur Shqipërinë është një tragjedi, sepse po vazhdon. Dridhjet filluan disa muaj më parë por nuk ishin të rrezikshme. Populli është i frikësuar, është gjëja më e keqe që po ndodh”. Këto janë fjalët e portierit Etrit Berisha, i cili aktivizohet te skuadra e Spal në Seria A.
“Po shkojnë ndihma nga të gjitha vendet, populli kosovar po e ndihmon shumë, shumë shqiptarë janë nisur për në Kosovë, sepse ata kanë hapur shtëpitë e tyre. Kjo është gjëja më e mirë që ndodh në këto tragjedi. Edhe ne futbollistët e kombëtares po grumbullojmë fonde nga të gjitha anët për t’i ndihmuar.
Kam folur me miq në Durrës dhe më kanë thënë se kishte lëkundje për 30 sekonda, të cilat dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë. Edhe familjarët e mi që ndodhen në Prishtinë i kanë ndjerë lëkundjet dhe dolën në rrugë natën duke qëndruar në makina, për të qenë më të sigurt.”, u shpreh Etrit Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

