Beslidhja apo Tërbuni në Superiore? Lushnja, për “plazh” pas fitores në Sarandë

Gara për dy ekipet që do të ngjiten në Kategorinë e Parë ende nuk është e vendosur pasi në të dy grupet skuadrat fituese nuk janë ndalur dhe kanë lënë gjithçka të hapur ku përballjet direkte duket se do të vendosin fatin e secilës prej tyre. Kështu, Mamurrasi barazoi pa gola me Tërbunin e Pukës, që mban vendin e parë në Grupin A. Por fitorja e Beslidhjes 5-0 me Veleçikun i ka dhënë shanse të mëdha ekipit lezhjan që në përballjen direkte me Tërbunin të shpresojë dy javë para mbylljes së garës ngjitjen në Superiore. Diferenca me një pikë lë të hapur garën për të dy këto ekipe. Në Grupin B sulmuesi i Lushnjës Mikel Canka shënoi katër gola në Sarandë duke përmbysur dy herë Butrintin, në një fitore tenistike 4-2. Në një kohë të bukur, Lushnja ka pasur edhe mikëpritjen e duhur e miqësore nga Saranda, duke mbyllur një ditë fantastike në qytetin e bukur turistik. Lushnja nuk rrezikoi pas kësaj fitoreje, dhe mban diferencën me tre pikë ndaj Bylis, por në javën e fundit ka një përballje direkte mes këtyre dy ekipeve. Sakaq, në fund të klasifikimit, në këtë grup Luftëtari i Gjirokastrës mori tre pikë shprese në përballjen me Sopotin e Librazhdit dhe ka një shpresë më tepër në mbijetesë.        

 

Kategoria e Parë

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 26-të/ Sot

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi A

Beslidhja-Veleçiku            5-0

Shënues: Malo 15’, 18’, Dibra 45’, Bajiç 85’, 90’

Mamurrasi-Tërbuni            0-0

Burreli-Ada                         2-3

Shënues: Pirani 43’, 54’/ Kiri40’, 56’, Ferhati 47’

Iliria-Kastrioti                     3-1

Shënues: Lleshi 11’, 22’, Doçi 40’

Kamza-Besa                       3-0

Shënues: Ibrahimaj 27’, Gjonaj 61’, Ymeri 77’

 

Klasifikimi

Tërbuni              66          

Beslidhja            65          

Mamurrasi          61          

Burreli                31          

Iliria                    30          

Kastrioti              28          

Kamza                28          

Ada                     27          

Besa                   23          

Veleçiku              11          

 

Grupi    B

Bylis-Naftëtari                  2-0

Shënues: Mustafaraj 45’, 67’

Butrinti-Lushnja               2-4

Shënues: Papa 1’,  Zguro 31’/Canka 26′, 57′, 67′

Sopoti-Luftëtari                1-2

Shënues: Caushaj 45’/ Mersini 52’, Çaço 79’

Tomori-Shkumbini           2-1

Shënues: Dervishaj 8′, Mile 55’/ Vucaj 79’

Pogradeci-Dinamo          2-0

Shënues: Pengu 68’, 92′ (11-m)

 

Klasifikimi

Lushnja              53          

Bylis                   50          

Butrinti               41          

Sopoti                36          

Dinamo             30          

Shkumbini         28          

Luftëtari            31          

Pogradeci         30          

Tomori              29          

Naftëtari            24          

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?