Bilanc tragjik nga festa e Argjentinës, dy tifozë humbën jetën
Dy tifozë të vdekur, një tjetër i plagosur rëndë. Një djalë pesë vjeçar në koma. Ky është bilanci i parë i festës së çmendur të Argjentinës pas triumfit në Kupën e Botës.
Rreth njëzet oficerë të plagosur. Raportime për sulme, grabitje dhe vjedhje makinash, zjarre të ndezur nga banditët, hedhje gurësh dhe përplasje me policisë.
Rreth 4 milionë banorë në sheshe e rrugë ka lënë pasojat e saj në kryeqyteti e Argjentinës. Bilanci. Në fakt, është i rëndë.
Forcat e rendit reaguan ndaj dhunës duke qëlluar me plumba gome për të shpërndarë shkaktarët e dhunës madje autoritet ndryshuan programin, pasi ishte e pamundur që autobusi i zbuluar me triumfatorët e “Katar 2022” të kalonin në sheshin e Obeliskut. Messi me shokë, që kishin ngecur në mes të turmës, u hoqën me helikopter.

KOHA JONË SONDAZH

