FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blerim Xhemaili transferohet në Zvicër te Sion

Blerim Xhemaili rikthehet në kampionatin zviceran. Mesfushori me origjinë shqiptare ka rënë dakord me skuadrën e Sionit dhe në ditët e ardhshme pritet të firmosë një kontratë 5-vjecare me ekipin e drejtuar nga presidenti Christian Constantin. Nga marreveshja e arritur 29-vjecari që luan për përfaqësuesen e Zvicrës pritet të përfitojë në total rreth 12,5 milionë Euro, afërsisht 2,5 milionë Euro në vit. Përfundoi pas vetëm 1 sezoni aventura e Blerim Dzemailit me fanellën e Galatasaray-it.

Me gjigandët e Turqisë ish lojtari i Napolit zhvilloi në total 20 ndeshje duke realizuar vetëm 1 gol. Tashmë Xhemaili do të nisë një aventurë të re në Superligën zvicerane te skuadra e Sionit, plot 8-vjet pas largimit të tij nga Zyrihu ekip tek i cili 29-vjecari i lindur në Tetovë nisi karrierën në futbollin profesionist. Me Sionin, Blerim Xhemaili do të ketë mundësi të luajë në Europa League pasi skuadra e tij e re në sezonin e fundit mposhti në finalen e Kupës Zvicrës 3-0 Baselin duke siguruar automatikisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?