Boban shpërthen: Ishte e turpshme, ky nuk është Milani!

Milani sot pësoi një humbje të turpshme 5-0 ndaj Atalantës, e cila ka mërzitur së tepërmi një nga drejtuesit më të rëndësishëm, Zvonimir Boban. Ai është shfaqur shumë i pakënaur me lojtarët, por ndërkohë ka konfirmuar sërish Piolin.

“Performanca e sotme më dhemb shumë. Është e turpshme, ky nuk ëhstë Milani. Ishte një humbje e tmerrshme, sepse e tmerrshme është të humbasësh 5-0. Duhet të mendojmë për të reaguar me karakter. Ne qëndrojmë super të kanqur me Piolin, nuk ka domethënie humbja e sotme. Merkato? Do të ndodh diçka, nuk është e thjesht.

Kjo ndeshje ishte një goditje e rëndë, duhet të zgjohemi. Pushimet? Nuk do të jenë Krishtlindje të bukura”, deklaroi Boban. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?