Boban tentoi blerjen e Modric, por kroati e refuzoi Milanin

Pas përjashtimit nga Europa League për shkak të rregullave të Fair Play-t Financiar, Milani është duke punuar për rindërtimin e ekipin për të synuar një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Një nga drejtuesit e kuqezinjve, Zvonimir Boban, kërkon të sjellë një emër të klasit botëror për të udhëhequr projektin ambicioz.

 

Për shkak të kualitetit dhe përvojës së tij, Boban e sheh bashkëkombësin e tij Luka Modriç si lojtarin ideal për të nisur rindërtimin e Milanit, por sipas “Gazzetta dello Sport”, ky i fundit e ka refuzuar ofertën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Modriç bëri që Boban të përlotej në ceremoninë e “Topit të Artë” gjatë sezonit të kaluar, duke treguar edhe dobësinë e madhe që ka ai për të, por mesa duket ylli i Realit nuk ka ndërmend që të lërë “Santiag Bernabeon”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?