Boca Juniors fiton titullin në javën e fundit, Tevez puth në buzë Maradonën (VIDEO)
Boca Juniors ka fituar titullin kampion në Argjentinë në javën e fundit. River Plate ishte në kryesim, por barazimi në javën e fundit kundër Atletico Tukuman ishte vendimtare.
Boca fitoi ndeshjen në shtëpi ndaj Gimnasia La Plata të Diego Armando Maradonës me rezultatin 1-0. Një fitore minimale, por që i dha titullin kampion. Heroi i vendasve ishte kapiteni Carlos Tevez me golin e shënuar në minutën e 72-të.
Megjithatë një rast tjetër që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte një moment kur para fillimit të sfidës, Tevez puthi në buzë Maradonën, teksa më vonë shpjegoi se e puthi atë për fat. Pikërisht Tevez ishte edhe autori i golit, që i dha fitoren dhe titullin Boca Juniorsit.
KOHA JONË SONDAZH

