Bogdani: Kemi më shumë përvojë, objektivi është të çojmë sa më shumë lojtarë te U 21

Një ditë përpara miqësores së parë me Kazakistanin në Lushnjë, trajneri i ekipit kombëtar U-19, Erion Bogdani ka folur në lidhje me përgatitjet e skuadrës. Për teknikun e kësaj skuadre, tashmë këtë vit, kjo skuadër ka më shumë përvojë dhe në tetor do të luajë në eleminatore për ta kaluar grupin.

“Jam shumë i kënaqur me këto ditë të stërvitjes në Durrës. Kemi punuar me volum të plotë gjatë këtyre ditëve. Këto takime na shërbejnë jo pak në drejtim të forcimit të skuadrës, e cila më duhet të them që këtë vit ka më shumë përvojë dhe ne pretendojmë fort për t’u kualifikuar në tetor, përballë rivalëve të fortë si Ukraina, apo Norvegjia. Lojtarët janë gati, kanë një vit më shumë përvojë dhe tashmë na duhet shumë punë.

Natyrisht që duam fitore në këto miqësore, por kurrsesi, jo një fitore pa lojë. Gjithçka kemi punuar këto ditë në stërvitje duam ta reflektojmë në lojë. Në lidhje për lojtarët që shkojnë në ekipet e mësipërme kombëtare mendoj se në fund të fundit ky mbetet objektivi strategjik që të ketë sa më shumë prurje për U-21 dhe kombëtaren e madhe. Dhe rasti i futbollistit Rada që ka qenë me ne, më kënaq shumë”, theksoi Bogdani.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?