“Bomba” nga Italia/ “Duan të na dërgojnë në Seria B?”, Juventus rrezikon -30 pikë dënim
Nga Roma nuk ka aspak lajme të mira për Juvnetusin. Bardhezinjtë pas dënimit me 15 pikë, tani rrezikojnë që të shkojnë dhe më tej me -30 pikë. Dyshimet i kanë shtuar së fundmi dhe kompanitë e basteve kanë bllokuar kuotimet për bardhezinjtë për rënie nga kategoria ndërkohë që për ekipet e tjera jo.
Prokuroria Federale së fundmi ka bërë më dije se ka shtyrë me 40 ditë hetimin për pagat e bardhezinjve gjatë periudhës së pandemisë. Kjo ka shtyrë gazetën torineze “Tuttosport” të dalë me titullin e madh: Duan të na dërgojnë në Seria B?
Dyshimet se dënimi mund të dyfishohet do t’i dërgonte bardhezintjë në zonën e ftohtë me -30 pikë dhe automatikisht në një ligë më poshtë, gjithmonë duke u bazuar te situata aktuale. Federata Italiane ndërkohë është në vështirësi të mëdha, pasi grupimet e bardhezinjve kanë anuluar me qindra mijëra abonime në DAZN në SKY, që përkthehet dhe në humbje të mëdha financiare. Në ditët në vijim mund të kemi dhe lajme të reja nga situata e pazakontë në futbollin italian. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

