“Bomba” nga Italia, Sarri me Elseid Hysajn te Juventusi

Maurizio Sarri është në “pole positions” për të marrë drejtimin e Juventusit. Nuk përjashtohet mundësia që një ndër blerjet e para të strategut toskan të jetë Elseid Hysaj.  Pasi humbi rolin e titullarit të padiskutueshëm me Ancelottin trajner, mediet italiane kanë raportuar në vazhdimësi për një largim të mundshëm të 24-vjeçarit nga Napoli.

Interi ka shfaqur interes për shkodranin, ndërsa gjatë ditës së sotme del në skenë edhe Juventusi. Po, Juventusi i Cristiano Ronaldos, që ende është në kërkim të një trajneri. Janë disa emra të rëndësishëm për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, ndër të cilët edhe Maurizio Sarri, pozicioni i të cilit që është në fije të perit te Chelsea.

Madje nga Anglia raportojnë se çfarëdo që të ndodhë në finalen e Europa League-s, italiani do të shkarkohet. E nëse kjo ndodh, atëherë me shumë mundësi do të marrë Juventusin. Pikërisht në stacionin e radhës trë karrierës, me kampionët e Italisë, pritet të kërkojë Elseid Hysajn, të cilin e ka pikë të dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama

A do të ketë fatin shkodrani kuqezi të luajë krah Ronaldos? Mediat italianë, më konkretisht “Corriere dello Sport”,  tashmë e ka hedhur si hipotezë. Është e qartë që Ancelotti ka kërkuar shitjen e tij, por nëse rrethanat çojnë Sarrin te bardhezinjtë, atëherë edhe Hysaj mund të bëhet pjesë e kampionëve të Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?