FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bomberi Kane: Tani ka ardhur momenti i së vërtetës për Anglinë

Harry Kane është i gatshëm për të ndihmuar Anglinë që të kaloj një provë delikate ndaj Kolumbisë në fazën e 1/8-ve. Duke folur në konferencën për mediat, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, është shprehur se tashmë ka ardhur momenti i së vërtetës për kombëtaren e tij.

“Kolumbia është një skuadër e vështirë, dhe ka disa lojtarë të mëdhenj, por ne jemi gati për t’u përballur. Kemi bërë një start shumë të mirë. Tashmë do të fillojë një turne i ri për ne, dhe do të gjejmë motivimin e duhur për të fituar.

Në dy javët e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe duhet të luajmë në tënjëjtën mënyrë që kemi ndërtuar lojën deri më tani. Tashmë do të kemi më shumë presion, por ne duhet të ruajmë qetësinë. Unë jam i gatshëm për gjithçka, madje edhe për rulotin e penalltive. Dua vetëm të zbresë në fshë, pasi shansi do të vijë”, ka thënë Kane. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?