Bonaventura letër lamtumirë për Milanin: Jetova një ëndërr!

Giacomo Bonaventura mbyll aventurën te skuadra e Milanit. Mesfushori 31-vjeçar ishte gati edhe të pranonte ulje rroge vetëm për të qëndruar aty ku është ndjerë si në shtëpi. Megjithatë, në planet e klubit ishte Ibrahimovic dhe Kjaer, por jo Bonavenura. Futbollisti italian falënderon Milanin me një mesazh të bukur në rrjetet sociale.

“Faleminderit. Kam jetuar një ëndërr. Vitet e kaluara në Milano kanë qenë një përvojë e paharrueshme. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam ndarë këtë aventurë fantastike: presidentët, menaxherët, trajnerët, shokët e skuadrës, mjekët dhe fizioterapistët.

Faleminderit edhe për të gjithë ata që punojnë “prapa skenave” në Milano, ata janë motori i vërtetë i Milanit, faleminderit atyre çdo ditë që më bënë të ndihem si në shtëpi, në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faleminderit të gjithë tifozëve të Milanit, të cilët na kanë mbështetur gjithmonë, në momentet më të mira dhe më të vështira: oshëtima e San Siros është diçka e veçantë, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Do të jeni gjithmonë në zemrën time!!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?