Bonuccin: Më ka kërkuar Reali, por Juvja është shtëpia ime
Prapaskena merkatoje, ëndrra dhe sekretet për të mundur Atleticon e Simeones. Ka pak nga të gjitha në prag të ndeshjes së Champions League për mbrojtësin Leonardo Bonuccin. “Në verë më ka kërkuar Real Madrid, por isha më mirë bardhezi”, ka zbuluar ish-futbollisti i Milanit, i cili shpreson që të rikthehet sërish në “Wanda Metropolitano” në fund të sezonit për të luajtur finalen e Championsit, nëse Juventus do të shkojë deri në fund të turneut.
”Me Barzagli dhe Chiellini është e vërtetë se funksionojmë mrekullisht së bashku, plotësojmë njëri-tjetrin. Është e çuditshme që kam refuzuar Realin, por e vërtetë. Fakti që më kërkoi kjo skuadër ishte krenari për mua, por Juventusi dhe thirrja për t’u kthyer në shtëpi e dominuan zemrën time.
Takimi me Buffon? Gigi është numri një si portier, por edhe një mik i madh. Nëse të vjen në skuadër Cristiano Ronaldo, do të thotë se niveli juaj është rritur. Çdo ditë, para dhe pas stërvitjes, ju mund ta gjeni atë në palestër. Gjithmonë është një makinë, nuk ndalet dhe vetëm mund ta admironi atë
Qëllimi është për të fituar Ligën e Kampionëve, ne nuk mund dhe nuk duhet të fshihemi. Niveli i futbollit italian është përmirësuar. Ka qenë një periudhë, në të cilën Juventusi ishte shumë më lart se të tjerët dhe kur hasnim Napolin, Interin apo Milanin, ndjenim se do të fitonim pa probleme”, zbuloi Bonucci në një intervistë për gazetën “AS”.
KOHA JONË SONDAZH

