Borxhet, Elche zbret në një kategori më poshtë

Rezultatet e arritura në fushën e blertë në Primera Division përgjatë kampionatit nuk i kanë mjaftuar skuadrës së Elche-s për të qëndruar në elitën e futbollit spanjoll. Edhe pse e mbylli kampionatin në vendin e 13-të, me 6 pikë më tepër se skuadra e Eibar, skuadra nga komuniteti i Valencias sezonin e ardhshëm do të luajë në Segunda Division.

Vendimi  u mor nga Gjykatësi Sportiv i Ligës së Futbollit Profesionist, për shkak të probleme financiare të klubit me seli pranë Alicantes. Përveçse me zbritjen një kategori më poshtë Elche është dënuar me 180 mijë euro gjobë.  Pagat e papaguara dhe taksat e pashlyera e kanë groposur Elche, që ka ende një shans për të qëndruar në Primera Division, nëse vendos  në Apel. Nëse edhe kjo shkallë e drejtësisë sportive do të lërë në fuqi vendimit e gjykatësit sportiv, atëherë në La Liga sezonin e ardhshëm do të luajë Eibar, që e mbylli kampionatin në vendin e 18-të.Elche

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?