Braktisi Shqipërinë, Durmishaj: I bekuar që zgjodha të përfaqësoj Greqinë
Sulmuesi me origjinë shqiptare, që zgjodhi të përfaqësojë Greqinë në arenën ndërkombëtare, Fiorin Durmishaj ka dhënë një intervistë me gazetaren Christina Vrachali, në emisionin e saj “Ping Pong Challenge”. Futbollisti ka treguar për gazetaren greke emocionet e thirrjes nga kombëtarja helene, duke e cilësuar këtë çast si një bekim.
“Ishte një telefonatë e papritur dhe për 4-5 ditë nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Fillova ta besoj, kur po i tregoja familjes time dhe më pas erdhi momenti kur u ftova në kombëtare. Jam i bekuar që jam ftuar nga kombëtarja ime”, tha Durmishaj.
Vlonjati u kërkua gjatë edhe nga Kombëtarja Shqiptare, teksa më herët kishte luajtur edhe me Shqipërinë U21 të Alban Bushit, por në fund zgjodhi Greqinë. Sezoni i fundit ishte më i miri për të në aspektin personal, pasi shënoi disa gola në kampionat, arriti të bëhej pjesë e gjigantëve grekë të Olympiacosit.
KOHA JONË SONDAZH

