Brazili ka tifozen më seksi në Shqipëri, një motiv më shumë për të fituar ndaj Serbisë (FOTO LAJM)
Kupa e Botës është padyshim kompeticioni më i ndjekur, pasi zhvillohet njëherë në 4 vite. Muaji qershor-korrik, i mbledh të gjithë përpara ekranit për të bërë tifo për skuadrën e tyre të zemrës. Por edhe femrat nuk qëndrojnë pas kur bëhet fjalë për të bërë tifo në Kupën e Botës.
Një prej tyre është edhe Alesia Bami. Modelja e njohur shqiptare, e cila është velinë në programin “Stop”, së fundmi ka hedhur një foto me fanellën e Brazilit, duke treguar skuadrën e zemrës. “Seleçao” luan sonte në mbrëmje ndaj Serbisë për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, teksa tashmë ka në krahun e saj një ndër tifozet më seksi në Shqipëri. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

