Brazili shkatërron Rusinë në testin miqësor 3 muaj para Kupës së Botës (VIDEO)

Brazili ka fituar testin ndaj Rusisë, 3 muaj para fillimit të Kupës së Botës që do të zhvillohet në fushën e këtyre të fundit. Në stadiumin “Luzhniki”, ku do të luhet edhe finalja e këtij eventi pretigjoz, Brazili ka fituar në shifrat 3-0.

Rusët rezistuan vetëm në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në barazim pa gola, por në 45 minutat e dyta e kishin shumë të vështirë për të mbajtur rezultatin. Ishte mbrojtësi i Interit, Zhoao Miranda ai që zhbllokoi rezultatin, pas një rrëmuje në zonë, ku portieri Akinfiev grushtoi goditjen e Thiago Silvës, por topin e kthyer, e dërgoi në rrjetë qendërmbrojtësi.

9 minuta më pas, Brazili fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Fe;ipe Kutinjo, ndërsa futbollisti tjetër i Barcelonës, Paulinjo, i cili shënoi golin e 3-të dhe vulosi rezultatin 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?