Buffon rikthehet te Juventusi, ja pritja që i rezervuan 150 tifozë
Me pantallona të kuq dhe këmishë të bardhë: kështu në orën 08:40 minuta ka nisur aventura e dytë e Gigi Buffon te Juventusi. Portieri italian, i cili u largua një sezon te PSG, rikthehet me ngjyrat bardhezi, teksa ka kryer vizitat mjekësore.
150 tifozë e kanë pritur legjendën e klubit italian, i cili nuk ka ngurruar që të bëjë “selfie” dhe të japë autografe. Pasdite ai pritet që të nënshkruajë një kontratë për një sezon, nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro plus bonuse dhe do të jetë portieri i dytë pas Szczesny-it. /Koha Jone/



KOHA JONË SONDAZH

