FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bufon bën një krahasim gjenial mes Mesit dhe Ronaldos

Portieri legjendar Xhanluixhi Bufon, ka bërë një krahasim shumë interesant kur është pyetur në lidhje me debatin se kush është më i mirë mes Mesit dhe Ronaldos. Dy yjet e futbollist botor kanë dominuar futbollin nga viti 2008, duke i fituar të gjithë “Topat e Artë”. Gardiani i Juventusit beson se “Pleshti” ka më shumë teknik.

“Mesi është më i kompletuar sepse e fillon aksionin më thellë, ka më shumë kualitet teknik dhe një vizion më të mirë që e bën një trekuartist dhe finalizues të mirë. Ronaldo është më i vjetër, por më vrasës në zonën e rreptësisë. Duke i krahasuar të dy, Ronaldo i ruan më mirë energjitë dhe me një gjuajtje në zonë mund të krijojë gol”, ka thënë Bufon.

Kujtojmë që porteri italian do të përballet me portugezin në çerekfinalet e Champions League. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?