FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bufon do të tërhiqet, Anjeli i ka propozuar që të bëhet president i Juventusit

Pas triumfit në “Uembli” ndaj Totenhemit dhe sigurimit të një bilete për në fazën çerekfinale në Champions, te bardhezinjtë kanë filluar që të shfaqen fantazmat e së shkuarës. E ardhmja e Bufon vijon të jetë në dilemë, teksa portieri i bardhezinjve ende nuk ka vendosur nëse do të tërhiqet në fund të sezonit nga futbolli i luajtur.

E përditshmja “TuttoSport” ka zbuluar një ofertë të fundit që presidenti dhe njëkohësisht miku i tij, Andrea Anjeli, i ka bërë portierit dhe kapitenit të bardhezinjve. Edhe pse për momentin mbetet vetëm në kuadrin e zërave, portierit i është ofruar posti i presidentit të Juventusit, ndërkohë që Anjeli do të jetë angazhuar në zgjerimin e brendit në vende të ndryshme të Europës.

Në rast se Bufon vendos që të largohet nga futbolli në fund të sezonit, ai mund të luajë deri në dhjetor, nëse bardhezinjtë fitojnë Ligën e Kampionëve, për të marrë pjesë në Kupën e Botës për klube. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?