FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushi për mediat greke: U çmenda kur mësova vendimin e Durmishajt

Trajneri i Kombëtares nën 21-vjeç, Alban Bushi ka folur për mediat greke mbi zgjedhjen që kam bërë Fiorin Durmishaj, i cili zgjodhi kombëtaren greke dhe jo atë shqiptare për të përfaqësuar. Në një intervistë për “gazzetta.gr”, ai folur për zgjedhjen e sulmuesit të talentuar. Tekniku i 21-vjeçarëve ka luajtur më përpara për tre ekipe greke që janë, Apolon Smirnis, Levadiakos dhe Apolon Kalamarias.

“Durmishaj ishte pranë meje për dy vjet në kombëtaren e 21-vjeçarëve. Është një lojtar që kemi folur shumë herë. Është një djalë i mirë dhe futbollist i zoti. E vërteta është se u çmenda kur mësova se zgjodhi Greqinë. Por, unë i njoh shumë mirë gjërat në Greqi. Kemi parë Kolën tek Olimpiakosi. Lojtarët nxjerrin bukën në Greqi, por zemrën e kanë te Shqipëria.

Nuk e di nëse kur veshin fanellën e Greqisë ndjejnë diçka. Zemra e tyre duhet të rrahë për ngjyrat kuqezi. Nëse i kanë premtuar para dhe një transferim të bujshëm Durmishajt përmes kombëtares greke, është një gënjeshtër. Jam i sigurt që do të bëhet pishman. E njoh shumë mirë Greqinë”, është shprehur Bushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?