FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Buzëqesh” Brazili, Neymar rikthehet në stërvitje me grupin

Neymar është rikthyer në stërvitje normalisht gjatë ditës së sotme, në një seancë të mbyllur për mediat, para nisjes për në Shën Petersburg, ku Brazili do të luajë kundër Kosta Rikë, të premten.

Sulmuesi brazilian hyri në fushë me fanellën e gjelbër të stërvitejes, dhe është stërvitur pa problem, duke kaluar shqetësimet që kishte të martën. Ylli i PSG po stërvitet me shumë kujdes për shkak se në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës pësoi disa ndërhyrje shunmë të ashpra.

Sipas kanalit brazilian “CBF”, tashmë ai ka kaluar problemet fizike, dhe do të jetë gati që në ndeshjen e radhës. Këtë herë ai duhet të tregohet më i kujdesshëm, duke mos provokuar kundërshtarët. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?