Bylis i bashkohet fushatës së ndihmave për të prekurit nga tërmeti
Klubi i Bylisit ka zbritur në terren për tw ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i rëndë që goditi vendin tonë. Sot janë nisur në drejtim të familjeve të prekura nga tërmeti pako me ushqime dhe jo vetëm.
Kanë qenë lojtarët dhe trajneri Dovedan ata që ditën e sotme ua kanë kushtuar familjeve të prekura duke dhënë kontributin e tyre. Ndërkohë, familja Kapllanaj si dhe kompania e ndërtimit që është në pronësi të saj, që është edhe pronare e Bylisit, krahas pakove kanë dhënë edhe një shumë të konsiderueshme financiare duke u sensibilizuar me familjet e prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë.
Nuk është hera e parë që klubi i Bylisit merr nisma të tilla bamirësie apo solidariteti. Disa muaj më parë skuadra ballshiote mori një nismë në luftën kundër racizimit.


KOHA JONË SONDAZH

