Bylis zyrtarizon afrimin e ish-mbrojtësit të Tiranës

Bylisi ishte surpriza e gjysmës së parë në Superligës Shqiptare, duke arritur me meritë të renditet në vendin e dytë me 30 pikë, vetëm një më pak se Kukësi kryesues, ndërsa tashmë ballshiotët nuk e fshehin më synimin për diçka më shumë se mbijetesa, që ishte objektivi fillestar.

Klubi ballshiot ka vendosur të ndërhyjë në merkato dhe afrimi i parë për vitin 2020 është futbollisti me mjaft eksperiencë Dorian Kërçiku. Mesfushori 26-vjeçar u largua nga Tirana në fund të vitit të kaluar dhe u fol gjatë për një kalim të mundshëm të tij te Partizani, por duket se në Ballsh u treguan më të shpejtë për ta bindur të firmosë me Bylisin.

Dorian Kërçiku është rritur në klubin e Tiranës, teksa pas ekipeve të moshave, ka luajtur plot 139 ndeshje me skuadrën e parë të bardhebluve, ndërsa regjistron edhe një eksperiencë te Skënderbeu në sezonet 2011-2013, ku edhe u shpall kampion me korçarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti kryeqytetas pritet të jetë një vlerë e shtuar për organikën e Dovedan, pasi është një lojtar me mjaft eksperiencë, që njeh mirë kampionatin shqiptar dhe për më tepër, përshtatet në disa role në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?